Me rastin e 10 vjetorit të shkollës jopublike “Mihal Ekonomi”, Durrës, në
ambjentet e pallatit të kulturës Aleksandër Mojsiu, u zhvillua
aktiviteti “ Dritë e diturisë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal,
deputeti i qytetit të durrësit Z. Igli Cara, Prefekti Z. Genci
Alizotaj, sekretari i prefekturës Z. Dilaver Tepelenasi si dhe Drejtori
i Drejtorisë Rajonale për Arsimin Parauniversitar tëqytetit të
Durrësit Z. Filip Gjonçi.

Në fjalën e hapjes drejtoresha e shokllës Znj. Elsa Ekonomi Hila theksoi
rëndësinë dhe seriozitetin që ka të qenurit e një shkolle. Duke
theksuar në fjalën e saj ajo u shpreh se..

“Të marrësh kurajon e të hapësh një shkollë është përgjegjësi shumë e
madhe. Shkolla nuk duhet vetëm për sot, por edhe për nesër. Prindërit
besojnë tek ne pasurinë më të madhe të tyre: fëmijët. Drejtuesit së
bashku me stafin e mësuesve punojnë pa u lodhur për të realizuar të
gjitha zotimet e marra para prindërve dhe komunitetit ku jetojmë. Kemi
arritur shumë e më shumë akoma do të arrijmë”.

PS: Fjala e plotë nga Drejtoresha Znj. Elsa Ekonomi Hila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *