Shkolla 9-vjeçare “Mihal Ekonomi” është renditur e para edhe këtë vit
në Durrës, sipas analizës vjetore për shkollat e qarkut që kryen
Drejtoria Arsimore Durrës. Analiza e punës vjetore që kryen DAR çdo vit,
bazohet mbi kartën e performancës të hartuar nga Ministria e Arsimit.

Edhe në krahasimin e notës mesatare për lëndën e Matematikës me çdo
shkollë tjetër të rrethit Durrës, “Mihal Ekonomi” renditet e para me
notën mestare 8,5, ndërsa ajo e rrethit shkon në 6,3; pra me një
diferencë prej 2,2.

“Mihal Ekonomi” është konsideruar si dallëndyshja e parë e arsimit jo
publik në Durrës, e cila mban emrin e një prej profesorëve të nderuar
të letërsisë e gjuhës shqipe në qytetin e Durrësit, i cili u nda nga
jeta papritur në fillim të vitit 1990.

Ky institucion arsimor që numëron rreth 180 nxënës, konsiderohet
elitë në qytetin e Durrësit, me një performancë të shkëlqyer në
përgatitjen e nxënësve dhe në rezultatet e tyre. Në muajin nëntor të
2017-s, shkolla nën drejtimin e Elsa Ekonomit, festoi dhe përvjetorin e
saj të 15-të, në një aktivitet të organizuar në sallën e teatrit
“Aleksandër Moisiu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *