Datat e provimeve të maturës 2022 janë shpallur nga MAS. Këto janë datat zyrtare për provimet e Maturës 2022:

Datat

Gjuhën e huaj 9 qershor 2022.

Gjuhën shqipe dhe letërsinë 11 qershor,

Matematikës 17 qershor,

Lëndëve me zgjedhje 24 qershor.

Provimet e maturës 2022 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë. Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Evis Kushi, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2022, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Bëhet gjithashtu me dije se institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, do të marrin nga shkolla listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2021-2022 dhe brenda datës 5 qershor 2022, do t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik Matura online, sipas udhëzimit që paraqitet më poshtë. Lista e maturantëve mbetës më pas do të dërgohen në QSHA, në format të printuar dhe elektronik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *